Gjatë dialogut me moderatorin Ali Asllan nga Berlini, kryeministri Edi Rama komentoi shakanë e bërë për “marrëveshjen e paqes midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”. Kreu i qeverise deklaroi se shakaja ishte miqësore, ndërsa shtoi se u mërzit që u përdor në Shtetet e Bashkuara për të sulmuar presidentin Donald Trump.