Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka marrë kritika të forta nga kryeministri Edi Rama për performancën e deritanishme gati tre vjeçare. Retorika e zgjedhur nga Rama në adresë të SPAK ishte e ashpër dhe la të kuptohet se për kryeministrin kjo strukturë është afër dështimit të misionit të saj, financuar e mbështetur fort nga SHBA dhe BE.