Edi Rama u shpreh se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë miqësore. Kreu i qeverisë shqiptare gjatë konferencës së përbashkët me homologen e tij italiane në Gjadër, tha se për Shqipërinë nuk ka rëndësi se cila parti qeveris në Itali, por se më rëndësi ka bashkëpunimi.