Edi Rama u shfaq bashkë me strategun e fushatës së tij elektorale Endri Fuga, 24 orë pasi Partia Socialiste korri një tjetër rekord elektoral në zgjedhjet lokale të 14 majit. I pari socialistëve nuk foli me doza e triumfatorit por me përulje, kur tha se fitoren e shikon si një shpërblim dhe barrë të madhe për PS. “Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol.