Top Channel/ Rama “shkarkon” Ristanin në bashki/ Manastirliu, Gonxhe e Malaj do caktojnë nënkryetarët
21/07/2025 22:56

Një lidershp i ri ekzekutiv për bashkinë e Tiranës në mënyrë që të ndryshojë ritmi për punët që duhen bërë. Kjo është ajo që ka kërkuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen me drejtorët e bashkisë së kryeqytetit, por edhe me deputetët. Qartazi ky është edhe një mesazh për nënkryetaren në detyrë, Anuela Ristani, e cila me shumë gjasë do të angazhohet me dixhitalizimin në të ardhmen. Po si do ndahen punët? Top Channel ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura Rama ka caktuar një grup të përbërë nga Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe dhe Petrit Malajn do të përzgjedhin 5 nënkryetarët e rinj të bashkisë, nga katër që janë aktualisht. Këta të fundit nuk janë të përjashtuar nga mundësia për t’u rizgjedhur, por shanset janë të pakta. Kryeministri i Shqipërisë u ka kujtuar edhe një herë deputetëve dhe drejtuesve të bashkisë se 83 mandatet e marra nga partia socialiste në zgjedhjet e fundit janë një bekim, por edhe një mallkim, pasi tanimë përgjegjësia është akoma më e madhe për t’u shërbyer qytetarëve. Për këtë arsye ai ka këmbëngulur të punohet më shumë, më shpejt dhe të dëgjohet në mënyrë sistematike zëri i qytetarëve . Kryetari i PS ka thënë se punët e pushtetit vendor nuk mund t’i bëjë qeveria dhe për këtë arsye kërkohet lidershipi i ri në kryeqytet, ndërsa kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në burg. Sa i përket mundësisë për zgjedhjet të reja në bashkinë e kryeqytetit, mësohet se kryeministri nuk ka marrë ende një vendim, duke ia lënë të ardhmes.

Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07
Top Channel/ BE i vendos 101 kushte Shqipërisë për anëtarësimin, Rama: Inspektimi të vazhdojë
30/03 14:57
Top Channel/ Berisha: Opozita duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet, dhe kemi vetëm një rrugë që…
30/03 14:37
Top Channel/ Kryedemokrati: Ne duhet të bëjmë një diskutim për të hapur Partinë Demokratike
30/03 14:29
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Sot opozita shqiptare përballet me një…
30/03 14:28
Top Channel/ Berisha në konferencë: Ai ka 25 vite që vetëm vjedhë së bashku me…
30/03 14:22
Top Channel/ “Shqipëria mbeti në klasë për integrimin në BE”, Berisha: Rama bllokoi procesin
30/03 14:21
Top Channel/ “Drejtësia…”, Rama: Prokurimi publik dhe kontrolli financiar, progres të kufizuar
30/03 13:17
Top Channel/ “Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE”, planifikohet…
30/03 13:15
Top Channel/ Berisha për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit: Emër problematik, shumë shpejt do…
30/03 13:06
Top Channel/ Drejtuesi i PD-së, Berisha: Ta ndalojmë edhe ti japim përgjigjen e…
30/03 13:06