Edi Rama pak përpara nisjes për në Angli ku do të negociojë në sjelljen e një akademie futbolli në qytetin e Durrësit, diskutoi me kryesinë e partisë strategjinë e vijimit të fushatës elektorale. Në fokus të diskutimeve ishin edhe pikat e forta e te dobëta të PS në bashkinë e 12 qarqeve. Kryesocialisti krahas sulmeve të përditshme në takimet elektorale ndaj bashkë drejtuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” i përsëriti ato edhe nga selia e PS.