Kur trupat ruse 1 vit më parë nisën agresionin mbi Ukrainën, Shqipëria ishte ndër vendet e para që u rreshtua krah popullit ukrainas. 1 vit më pas, as qëndrimi dhe as mbështetja nuk ka ndryshuar. “Sakrifica dhe qëndresa e popullit të Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial janë frymëzuese për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe vlerave demokratike. Shqipëria do vijojë mbështetjen e popullit të Ukrainës, Shqipëria është me ju”– ishte mesazhi i presidentit Bajram Begaj.