Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin qeverisës për mbrojtjen nga kriza energjitike, duke thënë se ky nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël. Rama ka mohuar pretendimet e opozitarëve që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet. Ai ka thënë se Shqipëria e shet më lirë energjinë, kur tërë rajoni rrotull nesh, nuk ka asnjë nevojë alarmante për energji, në mënyrë që të mos e hedhim ujin e hidrocentraleve në lumë apo që të mos përmbysim fushat e mbjella.