Kryeministri Edi Rama podkastin e radhës “ “Flasim” ia dedikoi arsimit profesional duke bashkëbiseduar me drejtoreshën e një shkolle profesionale dhe një nxënëse ekselente. “Arsimi profesional është baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë” tha kryeministri gjatë bashkëbisedimit. “Ndërkohë, është zonë jo shumë e pëlqyer, e paragjykuar nga shumë prindër që mendojnë se ndodh një lloj kategorizimi më i ulët vetëvetiu në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsimin e përgjithshëm.