Në një takim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama kërkoi që Kamza blu të votojë Partinë Socialiste më 11 Maj. Kryesocialisti tha se banorët e Kamzës humbën vite të tëra nga besnikëria e verbër ndaj opozitës, që ai i drejtohet me etiketimin “këneta”. Rama nuk kurseu dhe batutat me të rinjtë e Kamzës, të cilëve iu kërkoi votën, me premtimin se do iu japë pasaportën e Bashkimit Evropian. Në takim nuk munguan as thirrjet “Rama ik”, të cilave kryeministri iu përgjigj me një batutë. Kryesocialisti e mbylli takimin në Kamëz me bindjen se 11 Maji do sjellë një humbje edhe më të thellë për opozitën.