Në konferencën e përbashkët mbi ecurinë e punës për Planin e Ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama tha se ky është një shembull shumë I rëndësishëm sesi BE po sheh çështjen e integrimit ndërsa kërkoi më shumë hapa konkret. Ai shtoi se Brukseli nuk duhet të priste Vladimir Putin që të sulmonte Ukrainën për të kuptuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor.