Teksa kryeministri Rama po fliste mbi mënyrën se si duhet të sillet Bashkimi Europian me vendet që janë në proces anëtarësimi, moderatori i panelit, gazetari Ali Aslan i kujtoi se koha kishte përfunduar dhe ai duhet ta mbyllte diskutimin. Këtu kreu i qeverisë, jo pa ironi, iu drejtua gazetarit duke i thënë se nëse një ballkanas ftohet për të diskutuar, koha duhet të zgjatet.