Bonuset për pensionistët do të vijojnë. Ky është qëllimi që shprehu kryeministri Edi Rama në Konferëncën Ndërkombëtare të reformës së re të pensioneve, ku u diskutuan sfidat dhe ambiciet. “Ne do ecim paralelisht me bonuset, një në fundvit dhe një në pranverë, dhe paralelisht duke rindërhyrë në sistemin e pensioneve duam të bëjmë një akselerim pa prishur themelet e sistemit. Kemi akoma hapësirë të konsiderueshme në luftën kundër informalitetit të pagave.”