Top Channel/ Rama reagon për dënimin e Salianjit: Ditë e mirë për të vërtetën
26/09/2024 19:32

“Një ditë të mirë për të vërtetën” e cilësoi kryeministri Edi Rama vendimin e Gjykatës së Apelit për dënimin e deputetit Ervin Salianji. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se inskenimi kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste, mori sot përgjigje nga drejtësia e re. “Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të shpifjes, kallzimit të rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste, si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të politikanëve të trembur nga një Drejtësi e Re, e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas.” Teksa e cilësoi opozitën si “Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve”, kryeministri Rama tha se Partia Socialiste nuk do të tërhiqet nga proceset gjyqësore ndaj politikanëve që shpifin. “Nuk do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës. Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës mbretërinë paralele të shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik.”

Top Channel/ Meta-Kryemadhi shkojnë në gjykim, Meta nga burgu flet për “drejtësi me regji”
18/03 15:09
Top Channel/ BE na pranon, por ende jo anëtarët! Fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare
18/03 15:07
Top Channel/ Çmimi i naftës, Rama mbledh furnizuesit: Nuk rikthehet bordi i karburanteve
18/03 15:05
Top Channel/ Rama tregon ku do shkojnë lekët që do mblidhen nga rritja e çmimit të naftës
18/03 14:46
Top Channel/ “Kemi krijuar AlbTrace në bashkëpunim me Emiratet”, Rama: Gjurmon produktet e akcizës
18/03 14:34
Top Channel/ “Situata po shihet në disa plane”, Malaj: Bordi i Transparencës ngrihet nëse…
18/03 14:34
Top Channel/ “Bllokimi i Hormuzit nuk na ndikon direkt”, Karakaçi: Gati pr.ligji i rezervës
18/03 14:23
Top Channel/ Ne kemi naftën tonë, pse duhet të rritet çmimi? Ja si përgjigjet Rama
18/03 14:22
Top Channel/ Kërkesa për kthimin te qytetarët të TVSH, Rama: Do përfitojnë vetëm pensionistët
18/03 14:11
Top Channel/ “Nuk jemi në kushte të krijimit të bordit për naftën”, Ibrahimaj: Po monitorojmë
18/03 14:10
Top Channel/ “Nafta është rritur në bursë”, Rama: Kemi në konsultim ligjin për rezervat shtetërore
18/03 13:54
Top Channel/ Kryemadhi pas daljes nga GJKKO: Tani do kënaqeni me dosjen, gjyqtarja pranoi se…
18/03 13:23
Top Channel/ “O Mona na mbyte me atë cigare”, Kryemadhi tymos para SPAK
18/03 13:21
Top Channel/ “Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja o shoku
18/03 13:04
Top Channel/ “Po vjen cunami për bashkitë”! Demo: PS dhe PD të bien dakord për territorialen
17/03 15:16
Top Channel/ Berisha injoron “nenin Basha” dhe rikandidon për PD, fokus akuzat ndaj Ramës
17/03 15:14
Top Channel/ PD nuk heq “nenin Basha” nga statuti, Berisha shpall rikandidimin për kryetar
17/03 14:11
Top Channel/ Seancë plenare pa opozitën, Kuvendi shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit
17/03 14:05
Top Channel/ A do ndryshohet neni “Basha”? Berisha: Nuk ka pse, neni flet për zgjedhje, jo farsë
17/03 13:36
Top Channel/ A do merrni pjesë në zgjedhjet për kryetar partie? Ja si përgjigjet Berisha
17/03 13:36
DIGITALB DIGITALB