Shqipëria rezulton e para në Ballkanin Perëndimor për përparimin në proceset e tenderimit deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë podcastit Flasim. Ky vlerësim theksoi ai është pas analizës së BE në rajon. “Dua të ndaj me ju kënaqësinë e këtyre ditëve të një raporti të Bashkimit Evropian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimit publik në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimin e saj’. Raporti është edhe më i besueshëm pasi është hartuar nga ndërkombëtarët, shpjegon Rama, ndryshe nga çvihen në dyshim të dhënat e qeverisë shqiptare. Raporti i BE që liston fakte për përmirësimin e transparencës në prokurimet publike, sipas kryeministrit duhet të ndalojë fjalët që nxijnë Shqipërinë.