Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama vjen për publikun me një përmbledhje të fjalëve dhe reflektimeve gjatë mbrëmjeve tradicionale të iftarit të organizuara ndër vite. “Në Sofrën e Hënës” ka lindur si ide nga bisedat me miqtë mysliman që agjërojnë me qëllimin për të sjellë në vëmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirtëror të tryezës së iftarit, si një hapësirë që bashkon njerëz nga besime dhe përvoja të ndryshme, përtej dallimeve që mund t’i ndajnë në jetën e përditshme.