Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur prokurores Elsa Gjeli, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive të vendit tonë. Ai u shpreh se pavarësisht 40 denoncimeve në polici nuk është marrë asnjë masë nga prokurorja, e cila sipas tij “i ka justifikuar ndërtimet pa leje me një ese”.