Kryeministri Edi Rama u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës Dick Schoof në Hagë. Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë pamjet në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa shkruan se është një takim i rëndësishëm për forcimin e partneritetet dypalësh dhe themelimin e bashkëpunimit me Holandën.