Naftëtarët e Ballshit janë mbledhur pranë ambienteve të uzinës së përpunimit të naftës sepse kërkojnë të dinë se si do të veprohet pas përfundimit të kontatës me qeverinë shqiptare. Kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj ka folur para mediave duke thënë se 850 punonjës janë pa zgjidhje dhe mbajnë shpresën tek fjala e kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e problemit. Prej një viti, 850 naftëtarë prej një viti kanë kontratë për pagën neto 40 mijë lekë të reja.