Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka ndikuar menjëherë në ekonomi. Çmimi i naftës dhe arit u rrit në Rusi dhe në të shumë shtete të botës. Në konferencën që dha për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të NATO-s, kryeministri Edi Rama u shpreh se po punohet për të parandaluar rritjen e çmimit të energjisë dhe hidrokarburave.