Kryeministri Edi Rama i ka dhënë rëndësi të madhe platformës së bashkëqeverisjes duke thënë se duhet të trajtohet cdo hall i qytetarëve. Rama tha se kjo platformë duhet të kthehet në ligj dhe i kërkoi ministrave që të tundin dynjanë për çdo qytetar që troket në dyert e tyre dhe kur të zgjidhin hallin, t’i japë vendin që i takon çdo personi që i sajon.