Kryeministri Edi Rama theksoi se duhet hedhur një hap tjetër bashkëpunimi në fushën ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa ishte pjesë e Forumit Ekonomik greko-shqiptar në Athinë. Gjatë këtij forumi kryeministri Rama është shoqëruar nga ministrja e Financave, Derlina Ibrahimaj, zv. ministri, Besart Kadia.