Mbajtja e presidencës të Këshillit të Sigurimit nga Shqipëria, i dha mundësinë kryeministrit Edi Rama, në prezencën edhe të presidentit të Ukrainës Volodimir Zelencki të drejtonte sesionin me debat me temë “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”. Prezenca e Zelenskit i ulur në Këshill krijoi një përplasje me ambasadorit rus në OKB Vasily Nebenzya dhe Edi Ramës në rrolin e presidentit të këshillit të sigurimit. Ambasadori rus kërkoi shpjegime pse në këshill Zelenski do ti jepej mundësia të fliste.