Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të tretë në Tiranë. Nga lagjja e re në Zall Herr, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as batutat për kryebashkiakun Erion Veliaj. Duke iu përgjigjur indirekt zërave të opozitës, Rama tha Veliajt duhet t’i varim hudhër që të mos e marrin më sysh ata që nuk bëjnë asnjë punë.