Top Channel/ Rama përgëzon presidentin rus: Putini na ndihmoi që…
30/08/2024 19:10

Kryeministri Edi Rama, që mori pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, u ftua nga moderatori Steve Clemons për temën: “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”. Intervista nisi me një batutë nga moderatori për atletet e Kryeministrit. “I thashë jam shumë xheloz për atletet se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme“, tha ai, ndërsa Rama u përgjigj: “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti“. Rama theksoi më tej rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Sipas tij, agresioni rus në Ukrainë e bëri unionin të vetëdijësohet për të pasur pranë rajonin. “Pikë së pari, përgëzoj Putinin, se falë tij BE kuptoi sa e rëndësishme ishte të kishte pranë Ballkanin Perëndimor. Ishte diçka fatkeqe, na duhej Vladimiri për ta bërë të qartë këtë gjë. Përpara pushtimit në Ukrainë, kishte njerëz që thoshin se NATO-n nuk ka pse të ekzistojë më. Kishte shumë njerëz në union që nuk besonin aspak në atë që e përsërisnin si moto se Ballkani Perëndimor duhet të jetë në BE, duke e bërë njësoj si komunistët njëherë e një kohë që na thoshin se vendi ynë është në parajsën tokësore. Realiteti goditi fort, lufta në Ukrainë tronditi tërësisht status-kuonë. BE nisi të ndërgjegjësohej sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor. Von der Leyen luajti rol thelbësor, që prej ditës së parë u përpoq të përcillte mesazhin, por iu desh edhe ndihmë nga Putini”. Kryeministri u shpreh se Shqipëria është harmonizuar pa rezerva me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Sipas tij, në vendin tonë, popullariteti i presidentit rus, Vladimir Putin, është i papërfillshëm, por paralajmëroi se njëjta gjë nuk mund të thuhet për vendet e tjera të rajonit. “Për Shqipërinë është e qartë, jemi pa rezervë, të gjitha i bëjmë pa rezervë, edhe kur shkuam në drejtimin e gabuar. Nuk jemi eurokratë të mirë, ne jemi europian, por jemi shqiptarë. Pa rezervë jemi harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së, pa rezervë jemi anëtarë të NATO-s dhe jemi kundër agresionit rus në Ukrainë. Jemi një vend, ku është shumë e qartë, kudo të shkosh nga taksisti e me radhë, se ku i përkasim. Por kjo nuk është për të gjithë vendet e rajonit. Popullariteti i Putinit në Shqipëri është nga 1 për qind deri në 1 për qind e pak. Është ndryshe në vendet e tjera, qëllimi ynë është si të integrohemi plotësisht me parimet europiane dhe mënyrën euroatlantike të të parit të marrëdhënieve me jashtë”.

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07