Në rubrikën e përditshme “Sy m’sy”, kryeministri Edi Rama u ndal sërish te rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në replikë me një ndjekës që mendon se Shqipëria nuk duhet të bëhet pjesë e unionit që është në krizë, Rama i flet me shifra për të kundërtën, duke thënë se me mbështetjen financiare të BE-së, kur të jemi anëtar, çdo sektor do të ketë një buxhet të shumëfishuar për t’u fuqizuar.