Në episodin e kësaj të diele në ‘Flasim’, Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat për drejtësinë shqiptare. Rama përmendi pak pjesën e kërkesës së SPAK për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e quajtur një veprim antidemokratik të drejtësisë. Ai u ndal dhe te një raport i Këshillit të Europës sa i përket paraburgimeve, duke u shprehur se Shqipëria shënon një rekord negativ në këtë pikë.