Duke theksuar mbështetjen ndaj drejtësisë, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili u arrestua dje me urdhër të SPAK. Rama tha në rubrikën “Sy m’sy” se do “thyejë traditën” dhe opinionet e tij nuk do i mbajë më për vete. Kreu i qeverisë e quajti të padrejtë arrestimin e “kokës së kryeqytetit” siç e quajti ai, pa gjyq.