Top Channel/ Rama: PD, listë për opozitë/ Kryesocialisti: Fituesit e primareve i lanë jashtë
17/03/2025 22:50

Kryetari i Partisë Socialiste në takimin me kandidatët e Fierit deklaroi se Berisha po përgatitet të justifikojë humbjen më 12 maj. Edi Rama komentoi listën e koalicionit të Partisë Demokratike dhe theksoi se vota e 11 majit është votë për Shqipërinë në BE. “Ne nuk kemi bërë primare por ata nuk janë primare, por papare.... Ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i PD-së në Kavajë del i pari në qark dhe ata e lënë jashtë. Po të shikosh listën e kënetës ajo është listë për në opozitë. Është bërë për të qenë me një tufë qorrash e shurdhësh e kua kuashë në opozitë. As shohin as dëgjojnë vetëm recitojnë. Kua Kua! Është bërë gati për të qenë në opozitë e në 12 maj jo për të çliruar TikTok, se nuk ka çfarë çliron por për të thënë na i vodhën, fituam por na e morën. Etj etj, puna e tyre si gjithmonë. Pse duhet atëherë demokratët të hedhin votën kot? Për një grup që thjesht funksionon si grup interesi i ngushtë që është përgatitur për të qëndruar në opozitë”. Takimet në Fier kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste, i mbylli në një mbledhje me të rinjtë socialistë. Duke e cilësuar Fierin kryeqytetin e socialistëve, Rama kërkoi votën e fierakëve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, për t’u shkëputur nga e kaluara. “Një brezi mund t’i vijë ose mund të mos i vijë shansi për të bërë histori. Brezi i atyre që i dhanë goditjen e fundit regjimit komunist iu dha shansi të bëjnë histori. Ishte ai brez që në ’91-’92, me votën e tyre bënë histori, duke e futur Shqipërinë në një sistem të hapur. Në 11 maj keni shansin të bëni histori, për vendin dhe veten tuaj”. Kryeministri deklaroi se për 10 vite Shqipëria ka përfituar 1 miliard euro nga BE dhe sipas tij nëse hyjmë në Bashkimin Europian kjo shumë do të merret çdo vit.

Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54
Top News – ‘Përçarje’ brenda socialistëve? Peleshi: Nuk e di ca do të thotë, por ka diskutime
29/03 19:50
Top News – Reforma territoriale dhe variantet e PS/ PD: Tymnajë me fjalë, propozimet janë pa thelb
29/03 18:16
Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48