Top Channel/ Rama pas takimit me Abazoviç: Më 17 korrik mblidhemi me përfaqësues nga Brukseli
07/07/2023 18:30

Në kuadër të turit të tij ballkanik, kryeministri Edi Rama u ndal në Mal të Zi, ku u prit në Podgoricë nga homologu Dritan Abazoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se e informoi Abazoviç për procesin e Berlinit dhe samitin e ardhshëm të NATO-s. Po ashtu Rama tha se më 17 korrik do të mbahet një takim informal bashkë me përfaqësues të komisionit nga Brukseli. “Ishte kënaqësi e veçantë sepse sa herë takohem me Abazoviç, mikun tim gjithmonë e më të afër, është kënaqësi shumë e veçantë sepse është ndër të paktët që në këtë lagjen tonë në zemër të Europës që quhet Ballkan, e shikon politikën si qytetar, jo si përfaqësues i një etnie. Kjo është diçka aq sa e rrallë edhe e çmuar. Diskutuam për temat që janë arsye e vizitës sime, procesi i Berlinit dhe nga ana tjetër samiti i ardhshëm i NATO-s ku Shqipëria dhe Mali i Zi janë së bashku anëtarë të NATO. Ka qenë një ditë e shënuar për ne kur Mali i zi është bërë vend anëtar, për të cilin kemi qenë avokatë të zëshëm që në krye të herës. Historia tregoi se Mali i Zi është një anëtar i çmuar i NATO-s dhe për ne është e rëndësishme të kemi një qëndrim të përbashkët për shqetësimit në Rajon duke qenë të vetëdijshëm se falë procesit të Berlinit jemi në një fazë tjetër dhe brezat nuk do të na e falin kurrë që ne të lejonim që Rajoni të kthehej mbrapsht ku ka lënguar për shekuj të trë deri para shumë vitesh. E informova kryeministrin për procesin që po përpiqemi të bashkojmë mes përpjekjes që është në proces me komisionin europian për një plan të ri financimi për rajonin dhe proceset e Berlinit ku dua ta shfrytëzojmë samitin me një qëndrim të unifikuar, lidhur me planin dhe synimi duhet të jetë të kemi mbështetjen e plotë të kancelarit dhe Gjermanisë në këtë proces. E informova për përgatitjen e një takimi informal më 17 korrik bashkë me përfaqësues të komisionit nga Brukseli. Ky ishte takimi, sigurisht që ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht por edhe në një horizont të përbashkët. Çdo gjë që provokon sherr dhe ushqen konflikt në rajonin tonë, për ne është problem, dhe ne nuk jemi në asnjë mënyrë të bëhemi pjesë, por të bashkojmë forcat kundër një situate sherri. Nuk kemi nevojë për heronj të ri në rajonin tonë, por për modele të reja t’i frymëzojmë të tërë sesi të jemi më eficente të stimulojmë zhvillimin.“-tha Rama.

Top News- Vrau bashkëmoshatarin në Korçë/ Dërgohet në gjyq autori i mitur, babai dhe xhaxhai i tij,
19/03 18:36
Top Channel/ Irani sulmon një rafineri nafte në një qytet të Izraelit, nuk raportohet për viktima
19/03 17:58
Top Channel/ Mijëra rrënjë kanabisi në ndërtesën në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës
19/03 17:09
Top Channel/ Urimi për fitër Bajramin, kreu i KMSH Bujar Spahiu mesazh besimtarëve
19/03 15:32
Top Channel/ Pedagogët e Arteve në alarm për titujt, pedagogët paralajmërojnë bojkot
19/03 15:31
Top Channel/ Fermerët e Dimalit në protestë: Çmimi i trangullit nuk mbulon kostot
19/03 15:26
Top Channel/ Rejsi Farma paditet në Korçë për fatura abuzive, e padit edhe Fondi
19/03 15:13
Top News -Nxiti të miturit për vjedhje në shkollë/Kapet 22-vjeçari në Lezhë, në hetim 5 adoleshentët
19/03 13:59
Top News – Siguria kibernetike. Rama: Shqipëria renditet e nënta në botë
19/03 13:57
Top News – Përkeqësohet siguria në punë. Gjysma e aksidenteve fatale nëpër kantiere ndërtimi
19/03 13:39
Top News – ‘Po mbifaturon qytetarët’ / PD: OSHEE fatura dyfish më të larta se konsumi
19/03 13:22
Top Channel/ Protesta e fermerëve: Prodhimet shiten shumë lirë. Nuk na janë dhënë dëmshpërblimet
19/03 12:38
Top Channel/ Fermerët e Sovjanit në vështirësi, s’kanë nisur të mbjellin tokën nga lagështira
19/03 12:31
Top Channel/ Polici i burgut të Drenovës humbi jetën në aksident, dalin pamjet e përplasjes
19/03 12:26
Top Channel/ Thyen dyert dhe morën 16 laptopë dhe videoprojektorë, arrestohen autorët
19/03 12:23
Top Channel/ “Arratisja” që i trembi të gjithë, reagimet pasi 14-vjeçarja u zhduk për një ditë
19/03 12:22
Top News – Pedagogët nuk paguhen sipas titujve. Protestë te Artet, paralajmërohet bojkot
19/03 12:15
Top News – Nga e merr naftën Shqipëria! Hormuzi na prek, por bllokimi i Suezit shkakton probleme
19/03 12:14
Top News – Tritoli ndaj agjentit të krimeve / Autori në ‘arrest shtëpie’: S’kam lidhje me ngjarjen
19/03 12:13
Top Channel/Vijojnë reshjet e borës në qarkun e Korçës, nuk raportohet për problematika në qarkullim
19/03 11:36
DIGITALB DIGITALB