Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetin social “Facebook”, në rubrikën “Sy m’Sy” u ndal tek paga mesatare në Shqipëri. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT, kreu i qeverisë tha se paga mesatare e kombinuar mes sektorit publik dhe atij privat është 830 euro.