Pak orë para se himariotët t’u drejtohen qendrave të votimit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kandidati për kryebashkiak, Vangjel Tavo, zhvilloi një takim me qytetarët. Ai e prezantoi Tavon si himariotin që u kthye për Himarën dhe që komunikimet me qytetarët zgjedh t’i bëjë vetë derë më derë.