Kryeministri ka folur për temat rreth buxhetit 2022 për fëmijët dhe Rininë. Drejtuar të rinjve që janë e ardhmja e këtij vendi, Rama tha se sporti është pjesë e buxhetit të vitit 2022 dhe tashmë ka ardhur koha që marrëdhënia e sportit me shkollën të shkojë në një tjetër nivel! Kryeministri zbulon se Tirana ka fituar mundësinë për të qenë kryeqyteti europian i Rinisë vitin e ardhshëm dhe duan që vitin e ardhshëm të fillojë puna për të ngritur procesin e sportit në shkollë.