Nxënësit e viteve të para të gjimnazeve, tani mund të transferohen lehtësisht në shkollat e arsimit profesional, nëpërmjet e-Albania. Kjo nismë është pjesë e një reformë në arsim, që ka për qëllim rritjen e nxënësve që studiojnë në shkollat profesionale të vendit. Në një takim që bëri bashkë drejtorët e shkollave të arsimit profesional me drejtorët e drejtorive dhe zyrave arsimore, kryeministri Edi Rama shprehu objektivin për të plotësuar katër mijë vende të lira në arsimin profesional.