Gazetari Muhamed Veliu: Cili do të jetë përfitimi i ekonomisë lokale me ndërtimin e kësaj qendre pritjeje? Kryeministri Edi Rama: Ky proces i përfshirjes së Shqipërisë në komunitetin e vendeve demokratike, i anëtarësimit në NATO apo BE, si dhe fakti që Shqipëria më në fund pas qindra vjetësh nën perandori dhe nën regjime të imponuara, ka zgjedhur të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe për këtë ka aleatë strategjikë BE dhe SHBA, ashtu siç ka të gjitha të mirat, ka edhe pjesën që është sfidues.