Kryeministri Edi Rama ka mbajtur konferencë për shtyp për situatën në Ukrainë. Në fjalën e tij, Rama ka kujtuar stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender 2021” që u zhvillua vitin e kaluar në Shqipëri, vendosjen e Komandës së Forcave Speciale amerikane për Europën në Shqipëri, si dhe aeroplanmbajtësen Harry Truman për të dhënë siguri se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për tu mbrojtur.