Top Channel/ Rama: Nuk diskutojmë shtëpitë e atyre që kanë ndërtuar për të futur kokën, do…
21/07/2025 19:38

Kryeministri Edi Rama njofton për miratimin e një ligji që parashikon krijimin e një liste të zezë për ndërtuesit që abuzojnë dhe shkelin ligjin në ndërtim. Ai paralajmëron masa drastike ndaj ndërtuesve problematikë që cënojnë të drejtën e banorëve, që shesin nga disa herë hyrjet, dhe fton autoritetet të veprojnë shpejt për të zgjidhur këtë problem. Edi Rama: Procesi i legalizimit me ligj është mbyllur në vitin 2020, që asgjë e ndërtuar pas vitit 2020 nuk legalizohet. Do t’i konsiderojmë të pavlefshme të gjitha vetëdeklarimet për godinat apo ngrehinat me qëllim fitimi, nuk jemi këtu për të diskutuar shtëpitë e familjeve që kanë ndërtuar një shtëpi për të futur kokën, dhe interesi publik do prevalojë në të gjitha rastet kur do duhet të bëhet një ndërhyrje dhe askush nuk mund të nxjerrë një copë letër të thotë jam në proces. Po diskutojmë për mashtrimin e madh, ndaj të cilit janë mbyllur sytë për një kohë të gjatë në shumë pjesë të territorit. Nuk po flasim për banesat që janë ndërtuar për të futur kokën, por për ato që janë ndërtuar për qëllime fitimi. Do të miratohet me ligj krijimi i një liste të zezë të investitorëve që abuzojnë dhe shkelin ligjin. Kushdo që hyn në këtë listë, do të humbasë të drejtën për të marrë leje ndërtimi dhe do të penalizohet nëse përfshihet në industrinë e ndërtimit për një numër të caktuar vitesh. Do të merren masa për një kategori ndërtuesish shumë problematikë, si ata mashtruesit në zonën ku ishim së bashku me ministrin e Drejtësisë, të cilët nuk linin banorët të futeshin në pallat, apo, fatkeqësisht, edhe të tjerë si ata që i lënë blerësit e apartamenteve të tyre në rrugë, pa dokumente hipotekore. Masat do të jenë drastike dhe u bëj thirrje të nxitojnë ta zgjidhin këtë problematikë para se të dalë akti, sepse do të përballen me pasoja të rënda dhe do ta kenë shumë të vështirë. Ne na intereson që të zgjidhet problemi.

Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07
Top Channel/ BE i vendos 101 kushte Shqipërisë për anëtarësimin, Rama: Inspektimi të vazhdojë
30/03 14:57
Top Channel/ Berisha: Opozita duhet të bëjë gjithçka që të dëgjohet, dhe kemi vetëm një rrugë që…
30/03 14:37
Top Channel/ Kryedemokrati: Ne duhet të bëjmë një diskutim për të hapur Partinë Demokratike
30/03 14:29
Top Channel/ Berisha gjatë konferencës: Sot opozita shqiptare përballet me një…
30/03 14:28
Top Channel/ Berisha në konferencë: Ai ka 25 vite që vetëm vjedhë së bashku me…
30/03 14:22
Top Channel/ “Shqipëria mbeti në klasë për integrimin në BE”, Berisha: Rama bllokoi procesin
30/03 14:21
Top Channel/ “Drejtësia…”, Rama: Prokurimi publik dhe kontrolli financiar, progres të kufizuar
30/03 13:17
Top Channel/ “Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE”, planifikohet…
30/03 13:15
Top Channel/ Berisha për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit: Emër problematik, shumë shpejt do…
30/03 13:06
Top Channel/ Drejtuesi i PD-së, Berisha: Ta ndalojmë edhe ti japim përgjigjen e…
30/03 13:06
Top Channel/ Kryedemokrati: Jam këtu për të qëndruar për interesin më të mirë të shqiptareve, dhe…
30/03 13:00
Top Channel/ “Shqipëria mbeti në klasë për integrimin në BE”, Berisha: Rama bllokoi procesin
30/03 12:58
Top Channel/ Berisha në konferencë: Rama mbylli dyert e Europës, duke…
30/03 12:56
Top Channel/ Negociatat me BE, kryeministri takim me negociatorët për objektivat
30/03 12:39
Top Channel/ “Durana shkel standardet e BE”, deputeti i PD Bozdo: Ministria e Ekonomisë refuzon…
30/03 12:23
Top News – Jo vetëm me Spiropalin. Rama kritika Gjiknurit, Hoxhës e deputetëve të Shkodrës
29/03 20:15
Top News – ‘Mashtroi me monologun e së dielës’. Berisha akuzon Ramën: Taksat e tij rritën naftën
29/03 19:54