Top Channel/ Rama nis fushatën në Tiranë, mesazh Veliajt: Sot i lidhur duar e këmbë, por i mundi 3 herë
24/09/2025 19:40

Kreu i qeverisë ka mbajtur këtë pasdite një mbledhje në selinë rozë me kabinetin e tij të ri qeverisës. Edi Rama është ndalur te zgjedhjet e reja për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se kandidatura e Ogerta Manastirliut është pritur mjaft mirë nga familja politike e PS dhe se ajo do të jetë fituese në këto zgjedhje. “Qoftë tezgat dhe pasqyrat gjysmë të vërtetave ndaj tij, janë tema ku ne nuk mund të hymë si palë, sepse të merresh me karikaturat është humbje kohe, ndërsa të merresh me drejtësinë është humbje busulle. Në një histori drejtësie plotë pikëpyetje, që nuk dihet sa do të zgjasë, mos ta marrë peng kryesinë e Tiranës. Puna jonë është të adresojmë pa humbur kohë boshllëkun në Bashkinë e Tiranës, sepse Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht me një Tiranë pa kokë, e cila, duke mos pasur një të zgjedhur në krye të saj, mos të ketë mundësinë t’i udhëheqë ata drejt së ardhmes. Sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me ambicien e duhur dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Orgetës ka gjetur mbështetjen e familjes sonë të madhe politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe është radha e saj për ta udhëhequr Tiranën me qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në detyrat që ka kryer deri tani. Aq e fortë është qasja e Orgetës ndaj bashkisë, saqë aq pak interes ka kush do të jetë rivali i saj nga partitë e tjera, që do të hyjnë të humbur dhe do të dalin akoma më të humbur”, tha Rama.

Top Channel/ Mesazhet e SHBA për Shqipërinë: Prioritet lufta ndaj krimit dhe mbrojtja
27/03 19:23
Top Channel/ Berisha i përgjigjet Ramës: Sulmon Europën për të mbuluar lidhjet me drogën
27/03 15:12
Top Channel/ ‘Balluku në kërkim të blerjes së shtetësisë’, Berisha: Po kërkon në disa vende dhe…
27/03 14:02
Top Channel/ ‘Zyrtarët e tjerë janë dënuar me burg’, Berisha: Irena Gjoka u shfajësua nga SPAK me…
27/03 13:48
Top Channel/ Berisha për Ballukun: U bëj thirrje qytetarëve të Fierit ta gjuajnë me vezë dhe domate
27/03 13:28
Top Channel/ Në spitale mbaron kontrata për analizat, Berisha: Vjedhjet e fondeve nga muratori…
27/03 13:20
Top Channel/ ‘Gosip i të gjithë lagjes’ ,Berisha: Për Irenën e Ramës ligji është tjetër, SPAK…
27/03 13:16
Top Channel/ Berisha: Rama u përgjigj dje si padrino! Narkoshteti i tij nxin më shumë se çdo vend
27/03 13:07
Top Channel/ ‘Nuk mund të ndërhyjmë dot te çmimet’, Ibrahimaj: Po kontrollojmë tregun për të…
27/03 11:09
Top Channel/Imputet bujqësore, Ibrahimaj: Nuk është reflektuar akoma rritja, por nuk përjashtohet…
27/03 10:48
Top Channel/ ‘Po monitorojmë çmimet e ushqimeve’, Ibrahimaj: Për çdo ndryshim do ndërhyjmë për…
27/03 10:47
Top Channel/ Çmimi i naftës, Ibrahimaj: Po monitorojmë rritjen, nuk do lejojmë asnjë abuzim…
27/03 10:47
Top Channel/ Blinken nuk tërhiqet për Berishën: E shpalla “non grata” me bindje!
26/03 20:09
Top Channel/ Berisha: SPAK nuk ekziston më. Sulmon prokurorinë: Bashkëpunojnë me krimin dhe Ramën
26/03 15:30
Top Channel/ Rama: Shqipëria po ndryshon. Rama: 12 mln turistë dhe 1.6 mld investime në vit
26/03 15:29
Top Channel/ Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç. Kërkon plan për anëtarësimet e reja
26/03 15:28
Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17