Kryeministri Edi Rama nisi nga Shkodra një turin e mirënjohjes pas fitimin të lokaleve të 14 majit. Benet Beci të cilin shkodranët e votëbesuan për të qeverisur qytetin e tyre, shpalosi disa prej prioriteteve të para si kryebashkiak. “Një ditë në javë do të ketë dyer të hapura dhe sistemi dixhital për qytetarët”. Besimin e Shkodrës Edi Rama e shikon si fitore e veçantë e cila tha do një vëmendje të veçantë. Rama i bëri këtë analizë vendimit të shkodranëve.