Kryeministri Edi Rama vijoi takimin e radhës elektoral në Librazhd. Vijimin e qeverisjes lokale të Librazhdit nga socialistët, ia kanë besuar kandidaturës të Maringlen Dishës. Rama i cilësoi kundërshtarët si ‘aktorë të damkosur nga populli shqiptar’ dhe sipas tij s’ka më arsye për tju dhënë asnjë shans më 14 maj.