Kryeministri Edi Rama mos-lirimin e tre policëve nga Serbia e quajti një “ Lajthitje shtetërore të Serbisë dhe shumë shqetësuese”. Pasi deklaroi se “Çdo lloj kërcitje arme sado e shkurtër duhet të mbahet larg nga Ballkani”, foli me doza të larta shqetësimi për zhvillimet e pritshme mes Kosovës dhe Serbisë. Në asnjë mënyrë tha Edi Rama, Veriu Kosovës nuk mund të kthehet në Dombasin e Ukrainës pasi ajo që po gatuhet atje është e tmerrshme.