Kryeministri Edi Rama u shfaq i vendosur për të mos ndryshuar axhendë e kësisoj duke mos të hequr Kosovën, nga turi Ballkanit për të promovuar e avancuar “Procesin e Berlinit për Ballkanin perëndimor. Ky qëndrim i Edi Ramës vjen në një kohë kur nga qeveria e Kosovës nuk erdhën sinjale mikpritje për kryeministrin e Shqipërisë. Madje Prishtina zyrtare artikuloi një kusht.