Kryeministri Edi Rama edhe njëherë tjetër ka hedhur poshtë pretendimin e opozitës për një ngecje të negociatave për anëtarësim të plotë me BE-n. Prilli u shpreh kryeministri është muaji i diskutimeve intensive pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe pas diskutimeve do të vijë dhe vendimmarrja.