Kryeministri Edi Rama po zhvilllon një vizitë të nivelit të lartë në Kroaci. Kreu i qeverisë u prit me ceremoni zyrtare nga homologu i tij, Andrej Plenković. Pas ekzekutimit të himneve të dy vendeve, dy kryeministrat vijuan takimin kokë më kokë në ambientet e brendshme të qeverisë kroate. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi I bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm, mes dy vendeve.