Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në nisje të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, theksoi nevojën për të mbështetur Ukrainën dhe për të ndalur agresionin rus. Kreu i qeverisë shprehu mbështetjen për Ukrainën, presidentin dhe popullin ukrainas, që po përballet me agresionin e paprovokuar rus. Liria e ukrainasve varet nga mbështetja financiare, u shpreh ai.