Pogradeci është një prej qyteteve, ku po rilind lagjja historike, për t’u kthyer shumë shpejt në një pol të rëndësishëm turistik, duke ruajtur njëkohësisht edhe arkitekturën unike të saj; rrugët me kalldrëm, fasadat e afro 100 shtëpive me ballkonet, dritaret, grilat e drurit dhe elementë të tjerë karakteristikë. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet sot në Pogradec, e nisi nga kjo lagje inspektimin e kantiereve të çelura në qytet.