Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit ballkanik për Iniciativën e Berlinit, ka mbërritur në Malin e Zi. Ai u prit nga Filip Adžić, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Marić, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.