Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Britaninë e Madhe, e ka nisur këtë të premte me një bashkëbisedim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. I pyetur sesi Shqipëria po i menaxhon sfidat gjeopolitike, sidomos atë të emigracionit, me nota ironie Rama tha: “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt”. Deklarata e kryeministrit shkaktoi të qeshura në sallë.