Edi Rama në Kolegjin e Evropës në Bruzh – Pata ngurrim të vij, sepse të qëndrosh këtu në Bruzh, është shumë e vështirë se sa të qëndrosh në Bruksel, sepse do të thotë të qëndrosh përballë historisë, përballë legjendave, përballë shpirtrave që i përshpërisin çdo fryme në korridor. Nuk është e lehtë të përballesh me ta. Por erdha sepse ky Kolegj, nuk është vetëm një tempull dijeje, është laborator i vetë Evropës dhe i thashë vetes “Bruzhi nuk është Brukseli, thashë shko t’u flasësh lirisht disa mendjeve ende të lira’, kështu që ta bëjmë.