Top Channel/ Rama në Kolegjin e Europës: BE bekim, Farage flet gjepura
16/09/2025 22:44

Gjatë një ligjërate para studentëve në Kolegjin e Europës në Bruzh, Kryeministri Edi Rama vlerësoi me superlativa Bashkimin Europian. Rama nisi fjalimin me një rikthim në kohën e diktaturës komuniste. “Europa ishte një ëndërr bardh e zi. Muri i Berlinit ra në vitin 1989, por Shqipëria mbeti e izoluar, e mbyllur në bunkerin e vet”. Kryeministri e cilësoi Bashkimin Europian si një bekim për Shqipërinë dhe tha se vendi ynë është në rrugë të mbarë drejt anëtarësimit. “Falë Zotit ekziston BE, pa BE mund të ishim ende duke pritur për qindra vite duke ndërtuar institucione. Ky është një bekim që ne në Shqipëri dhe rajon e kemi. Këto nuk janë ditët më të mira për Europën, por mos harroni se Brenda këtij kufiri të brendshëm jemi ne, Ballkani. Mendoj që së fundmi jemi në rrugë të mbarë”. Sa i përket konfliktit në Ukrainë, Rama bëri thirrje për një strategji të qartë europiane që ofron garanci sigurie për Kievin. “Europa ka nevojë për një plan. Duhet të jetë forcë udhëheqëse në ndërtimin e paqes”, deklaroi Rama. Në përmbyllje, ai ftoi studentët që të vizitojnë Shqipërinë dhe nuk e kurseu ironinë ndaj Nigel Farage, politikanin britanik që ka kritikuar emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. “Kur largohesh nga Bashkimi europian fillon të flasësh gjepura. Merrni pak kamomil para se ta dëgjoni, që të mos ju zërë depresioni. Unë po ju ftoj të vini tek ne dhe të shihni me sytë tuaj ndryshimin. Shqipëria është një vend që ia vlen ta vizitosh” Rama theksoi se Shqipëria është ndër vendet me kriminalitet më të ulët në Europë dhe është një destinacion që ia vlen të vizitohet.

Top Channel/ Plani i PS për pronat: Brenda 2027, regjistrim titujve të pronësisë
28/03 23:16
Top News – Spiropali përplaset me ministren Ismaili. Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura të PS
28/03 21:30
Top News – Zgjedhjet në struktura dhe shtimi i anëtarësimeve, Klosi rreshton detyrat për socialistët
28/03 20:17
Top News – Nis rienergjizimi i PS në Tiranë, Rama në njësinë nr.2, porositë për socialistët
28/03 20:16
Top Channel/ Presidenti Begaj: Mjekësia, profesioni i sakrificës dhe humanizmit
28/03 20:02
Top Channel/ Zbulohet urdhri i Ramës për ministrat: Zbrisni ne terren
28/03 19:42
Top Channel/ PS nis rienergjizimin në Tiranë, Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Njësinë 2
28/03 19:14
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Do ristrukturojmë Tiranën, rritja e pensioneve do dyfishohet…
28/03 18:34
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve: Qëlloni me vezë e domate deputeten e PS
28/03 15:55
Top News-PS nis turin ‘Punët për Shqipërinë’. Deputetë, ministra e kryebashkiakë të gjithë në terren
28/03 15:44
Top Channel/ Berisha thirrje për protesta: Më 17 prill për largimin e Ramës. Reagim edhe për naftën
28/03 15:08
Top Channel/ Takimi me dyer të mbyllura, Rama mbledh qeverinë me deputetët: Zbrisni në terren
28/03 15:06
Top News – ‘PS po kthehet në origjinë, është themeluar mbi krimin, ta rrëzojmë!’
28/03 14:49
Top News – ‘Patronazhistët, si sigurimi i shtetit gjatë diktaturës, do i ndëshkojmë!’
28/03 14:48
Top News – ‘Pensione cinike dhe qesharake, të moshuarit nuk blejnë dot ilaçe’
28/03 14:48
Top News – ‘Nafta, ndëshkim mbarëqytetar, çmimet në Shqipëria, sa në Zvicër’
28/03 14:48
Top News – Berisha akuzon për plaçkitje të pronës private.’Dimensioni më antiqytetar’
28/03 14:48
Top Channel/ Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS, Spiropali dhe Braçe ulen në fund të sallës
28/03 14:31
Top News -‘Lulzim Basha donte bashkimin me PS, tani jemi në kilometrin e fundit!’
28/03 14:25
Top News – ’83 thikat e krimit në parlament, BE reagoi!’ Berisha flet për Ballukun
28/03 14:25